Audi RS6 me 820 kuajfuqi (FOTO)

20161111174455635646

Modeli serik Audi RS6 standard ka 560 kuajfuqi, ose në version Performance ka 605 kuajfuqi, por kjo nuk është e mjaftueshme për kompaninë B&B Automobiltechnik.

Kjo kompani, e cila merret me modifikimin e veturave, për këtë model kanë përgatitur paketën e cila përfshin përforcimin e motorit deri në 820 kuajfuqi (mbushës Turbo, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, njësinë e riprogramuar ECU…).

Tani, ky RS6 me 820 kuajfuqi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2,9 sekonda, deri në 200 km/h për 9,8 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h, transmeton Koha.net.

Përveç kësaj pakete, B&B Automobiltechnik ofron edhe paketa tjera më të dobëta, duke filluar nga paketa për përforcimin e motorit deri në 675, 695 dhe 725 kuajfuqi.

Gjithashtu, B&B Automobiltechnik ofron edhe set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 22-inç, si dhe amortizatorët sportiv, gjë që e bëjnë këtë model më të ulët për 40 mm.

© KOHA

20161111174420692 20161111174433749 20161111174452252  20161111174439766

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com