Audi R8 special “mbretëror” (FOTO)

20161113105950964646-640x317
Ky R8 nuk vjen me të gjitha performancat që i ka në lojë

Modeli i quajtur Audi R8 Star of Lucis është projekti për tregun japonez, ku si bazë për ndërtimin e tij ishte koncepti nga loja e ardhshme “Final Fantasy XV”.

Audi këtë R8 special e ka ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë Square Enix. Ky R8 nuk vjen me të gjitha performancat që i ka në lojë.

Sipas dy kompanive, R8 Star of Lucis është krijuar sipas kurorës së princit të mbretërisë fiktive të Lucisit. Siç mund të shohim nga fotografitë, eksterieri i R8 Star of Lucis është me ngjyrë fisnike të kësaj mbretërie, ngjyra e zezë.Po ashtu, mund të shohim edhe se disa pjesë të eksterierit janë të zbukuruar me stilin arabeskë të “orakullit nga fisi Tenebrae [i cili] jep paqe, bekim dhe mirëqenie”.

Gjithashtu, edhe rrotat e R8 Star of Lucis kanë një dizajn të veçantë që ngjason në trëndafila të thurura me elemente nga “shpatat e mirë-skalitura” të mbretërisë.

Audi R8 Star of Lucis vjen me motor 5.2-litër V10, të huazuar nga R8 Plus, me kapacitet prej 449 kW ose 610 kuajfuqi, në kombinim me marshin me shtatë shpejtësi, si dhe vjen me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat. Ky model special shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,2 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 330 km/h.

Çmimi i këtij modeli special në Japoni kushton rreth 620 mijë dollarë, ndërkaq të interesuarit për blerjen e këtij modeli do të përzgjidhen në bazë të një sistemi llotarie i cili do të hapet nga 21 nëntori.

Loja “Final Fantasy XV” do të jetë në dispozicion për shitje nga 29 nëntori për Playstation 4 dhe Xbox One.

20161113105938824 20161113105946889

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com