Arabia Saudite për të mbuluar disfatën në Jemen akuzon Iranin

Sauditët gjithmonë përpiqen të akuzojnë Iranin për shkak të dështimit të tyre në Jemen, deklaroi një analist politik arab.

“Autoritetet saudite po përpiqen ta fshehin dështimin e tyre në Jemen dhe po e bëjnë këtë gjë duke treguar gishtin e tyre akuzues drejt Iranit dhe duke u përpjekur ta shmangin fajësimin e Arabisë Saudite për krimet e luftës ndaj Jemenit,” tha të martën analisti politik Husein al-Musavi në një intervistë me kanalin informativ Press TV. “Ushtria e Jemenit posedon 300 raketa Scud dhe OKB ka deklaruar se nuk ka prova konkrete se Irani ka dërguar ndonjë lloj raketash apo armë për lëvizjen Ansarullah ose për ushtrinë e Jemenit”, tha komentatori politik arab. Ekspertët e OKB-së, të cilët shqyrtuan pjesët e mbetura nga raketat e lëshuara nga Jemeni në Arabinë Saudite më herët gjatë vitit, nuk kanë konfirmuar se këto raketa ishin “të prodhuara nga Irani” siç pretendohet nga regjimi i Riadit dhe SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *