Anulohet seanca gjyqësore për rastin e Almirit

Anulohet seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut nga KUmanova. Seanca e radhës caktohet për më 29 nëntor kur edhe pritet të thuhen fjalët përfundimtare në rastin kundër Boban Iliq, të cilin Prokuroria e akuzon se me 25 qershor të vitit të kaluar i ka marrë jetën katër vjeçarit Almir Aliu.

Sot fjalët përfundimtare për vrasjen e Almirit

Sot në Gjykatën e Kumanovës pritet të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së Almir Aliut.

Boban Iliqi ngarkohet me veprën penale “vrasje me paramendim dhe tentim për vrasje”.

Nga ana tjetër prokuroria akuzon për dhunë babain e Almirit, Sedat Aliun, dhe dy të afërm të tij, vepër e cila parasheh dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet.

Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *