6 probleme që kripa shkakton në shëndetin tuaj

Gjithçka e tepruar është e dëmshme për trupin e njeriut, e mu kështu është edhe kripa. Trupi juaj ka nevojë për ngapak kripë çdo ditë për shkak të sodiumit që përmban. Sodiumi ka një rol të rëndësishëm në trup. Në veçanti ai rregullon lëngjet në trup dhe ndihmon në marrjen e ushqyesve të tjerë në qelizat e trupit.

Por, sodiumi i tepërt në trup mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj meqë i dëmton veshkët. Sasia e rekomanduar e kripës që trupit të njeriut i lejohet të marrë është 5 gramë në ditë (një lugë e vogël kripë përmban rreth 6 gramë).

Këto janë disa nga dëmet që konsumimi i tepruar i kripës i shkakton këto probleme në trupin tuaj.

Dëmton veshkët
Kripa e tepruar nuk e lejon ujin e tepruar të largohet nga veshkët çka e pengon funksionimin normal.

Rrit shtypjen e gjakut
Shtypja e lartë e gjakut është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare, kurse konsumimi i tepruar i kripës është një nga shkaktarët më të mëdhenj të shtypjes së lartë.

Rrit rrezikun e kancerit të stomakut
Kanceri i stomakut është i lidhur ngushtë me konsumimin e kripës. Konsumimi i lartë i sodiumit e bën të vështirë edhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Dobëson eshtrat
Eshtrat tuaja dëmtohen nga përdorimi i pamasë i kripës meqë kripa shkakton që eshtrat të humbasin kalcium. Me humbjen e kalciumit eshtrat tuaja thyhen më lehtë dhe rreziku për të fituar osteoporosis rritet.

Nxit astmën
Astma, e cila mund të jetë prezente edhe tek të rriturit edhe tek fëmijët nxitet në njëfarë mase nga konsumimi i tepruar i kripës.

Shkakton obezitet
Kripa pa dyshim është një ndër shkaktarët e obezitetit (mbipeshës). Kjo meqë njerëzit që marrin më tepër sodium janë më të prirë për të ngrënë ushqime me shumë kalori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *