5 mënyrat më fantastike për të gatuar brokolin

Na lejoni t’ju paraqesim brokolin e thjeshtë, këtë perime aq të dashur, shoqërues i mishit me limon dhe gjalpë, apo makaronave me djathë. Brokoli është perime që e përdorim si gatim shtesë në një vakt.

Përbërësit
1 ose më shumë tufëza brokoli
Pajisje
Një thikë dhe pajisje për gatim

Udhëzime
Kurora e brokolit duhet të ndahet në tufëza të mëdha, ndërsa bishti duhet të shkëputet nga lulet e brokolit, duke i copëtuar një e nga një. Vendosini këto në një tas të vogël dhe i shpëlani në ujë për të hequr të gjithë papastërtitë apo dheun.
Prisni majën dhe ndajeni nga bishti: Bishti apo kërcelli i brokolit është plotësisht i ngrënshëm. Shkëputeni çdo gjethe nga kërcelli. Mund të largoni shtresën e jashtme të ashpër të lëkurës me një qëruese patatesh, por kjo nuk është e nevojshme. Pjesa e poshtme e kërcellit zakonisht është shumë e thatë dhe nuk përdoret. Pjesën e kërcellit ndajeni në feta. Kërcelli kërkon pak më shumë kohë për t’u gatuar, ndaj vendosini në një tas të veçantë nga tufëzat. Shpëlajini nën ujë për të hequr çdo papastërti apo zhavor.

Metoda 1: Zverdhja
Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë sobës. Shtoni një kanë me ujë në një tenxhere të madhe dhe zjejeni. Shtoni një lugë gjelle me kripë. Shtoni tufëzat e brokolit sa të zbuten, nga 1 deri 1 minutë e gjysmë. Hiqini me një lugë kullesë dhe zhyteni menjëherë në ujin e ftohtë. Në ujin që zjen shtoni pjesët e kërcellit sa të zbuten edhe ato për 1 minutë e gjysmë, ose 2. Nëse ju i doni akoma më të buta perimet, gatuajini edhe 30 sekonda të tjera.

Metoda 2: Kaloni në avull brokolin në mikrovalë
Vendosini tufëzat e brokolit në një enë të sigurt që përdoret në mikrovalë dhe shtoni 2-3 lugë ujë. Mbulojeni me një pjatë dhe gradojeni mikrovalën për 3-4 minuta. Hiqni kapakun me kujdes dhe kontrolloni nëse brokoli është zbutur. Vazhdojeni procesin nëse është e nevojshme edhe për 1 minutë shtesë.

Metoda 3: Gatimi në tenxhere me avull
Mbushni një tenxhere me pak ujë dhe fusni brenda saj koshin e avullit, duke u siguruar që uji të mos prekë pjesën e poshtme të tij. Lëreni sa të marrë valë dhe shtoni tufëzat e brokolit, si dhe kërcellin të mbuluar me kapak. Gatuajini për 4-5 minuta, deri sa të zbuten.

Metoda 4: Skuqja
Sigurohuni që brokoli është i kulluar sa më shumë e mundur (ju mund të mos e shpëlani me ujë brokolin tuaj nëse është i pastër). Lyeni një tigan me vaj dhe vendoseni në zjarr të mesëm. Shtoni tufëzat e brokolit dhe një majë luge me kripë. Trazojeni dhe skuqini me vajin, ndërsa një mnutë më vonë shtoni edhe kërcellin. Vazhdoni gatimin, derisa brokoli të marrë ngjyrën e gjelbër të ndritshme.

Metoda 5: Pjekja
Nxehtësia e furrës duhet të jetë rreth 180 gradë. Sigurohuni që brokoli është sa më i kulluar të jetë e mundur. Hidhni tufëzat e brokolit dhe kërcellin e prerë përzjejini me disa lugë vaji si dhe gjysmë lugë çaji me kripë. Përhapni brokolin sa të bëhet një shtresë e vetme në tavë. Piqeni për 20 deri në 25 minuta, derisa brokoli të jetë krokant dhe ju mund të shihni njollat në ngjyrë kafe të thellë. Servireni menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *