Aksident i tmerrshëm: Një inspektor nga Sllupçani goditet nga energjia elektrike

Dje rreth orës 16 në Stacionin Policor Kumanovë është paraqitur se në vendkalimin kufitar Stacioni Hekururodh Tabanoc, inspektori i mjedisit hapësiror, 43 vjeçari B.Z. nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, është lënduar rëndë për shkak të goditjes nga energjia elektrike, transmeton Almakos.

B.Z. ka kryer kontroll të një treni të mbushur që ka lëvizur në relacionin Hungari-Greqi, i cili ka qenë në kompozicion me 15 vagon. Ka hipur në vagonin-cistern prej të cilës ka dal natriumhiperhlorid dhe në njërin sipas gjitha gjasave i ka prekur telat e rrymës me tension të lartë, ku ka ardhur deri te goditja e energjisë elektrike, ndërsa ai është përplasur nga cisterna dhe ka rënë në tokë.

B.Z. është djegur në tërë trupin dhe me ekipin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, ku prej aty është dërguar në Kompleksin e Klinikave” Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së Kumanovë dhe inspektori për mbrojtjen e shëndetit në punë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/

News Reporter