Zaev dhe Mickoski nesër në duel televiziv

Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nesër në ora 20 në RTVM do të dalin në duel televiziv, i pari mes liderëve të pushtetit dhe opozitës pas më shumë se dy dekadash, transmeton Medial.mk.

TV duelin javën e kaluar e kërkoi lideri i partisë opozitare, Zaev pranoi, ndërsa si organizatorë u lajmëruan tre televizione.

Zaev dhe Mickoski në duel televiziv do të përballen për më shumë tema aktuale- nga bisedimet për emrin, politikën e jashtme dhe të brendshme, ekonominë, reformat, borxhet…

News Reporter