I vihet zjarri xhamisë në Suedi

Është raportuar se i është vënë zjarrë xhamisë prej 200 persona në qytetin Hesselholm në rajonin Skane në jug të Suedisë.

Sipas radios shtetërore suedeze, për shkak të zjarrit në orët e mbrëmjes, janë shkaktuar dëme të mëdha në xhaminë e cila ndodhet në katin e poshtëm të ndërtesës e cila i përket Qendrës Kulturore Islame të Hesselholmit. Në deklaratën e dhënë për radion shtetërore, një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit, Magnus Carlsson tha se një person hyri në xhami dhe i vuri zjarrë me qëllim.

Carlsson i cili tha se zjarri ishte shuar brenda një kohe të shkurtër, raportoi se xhamia kishte pësuar dëme të mëdha dhe se janë liruar katër kate të ndërtesës si masë paraprake.

‘200 PERSONA MBETËN PA XHAMI NË RAMAZAN’

Duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve të vendit, kryetari i Qendrës Kulturore Islame të Hesselholmit, Ismail Darragi u shpreh: “Jemi thellësisht të trishtuar nga fakti se një fatkeqësi e tillë na ndodhi në muajin e Ramazanit, muaj në të cilin muslimanët bëjnë më së shumti adhurime.” Darragi i cili tha se në muajin e Ramazanit kanë mbetur pa xhami 200 persona, tregoi se ka jetuar në Hesselholm për 12 vjet dhe se kjo ishte hera e parë që ai sheh një ngjarje të tillë.

Është deklaruar se nuk ka ndonjë të vdekur apo të lënduar në këtë incident dhe se është iniciuar një hetim në shkallë të gjerë për të kapur sulmuesin.

Burimi : Sputnik News/ ML

News Reporter