9 vjet burg për ish-ndihmës ministrin e brendshë, Rasti “Treqind” i Prokurorisë Speciale

I akuzuari i parë në lëndën e PPS-së Treqind, për furnizimin e automjeteve për nevojat e MPB-së, Gjoko Popovski sot u dënua me 9 vite burgim.

Gjykata e obligoi ish ndihmës ministrin e Punëve të Brendshme që të paguajë edhe harxhimet e gjykimit, edhe dëmin mbi 400 mijë eurosh që ia ka shkaktuar MPB-së.

Prokurorja Fatime Fetai duke marrë parasysh këto fakte, kërkoi që menjëherë Popovski të dërgohet në paraburgim si garanci se nuk do të arratiset, derisa vendimi gjyqësor të bëhet i plotfuqishëm. Gjykatësja Dobrilla Kacarska sikurse kolegu i saj Darko Todorovski i cili dje ia dha verdiktin Zoran Zaevit, arsyetoi vendimin e saj para kamerave të shumta televizive.

Sipas PPS-së, Popovski jashtëligjshëm ka shpërndarë marrëveshjet për blerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve ndaj Porshe Makedonija DOOEL Skopje, Ka-Dis DOO Skopje, Bohemija Dooel Skopje, Koevski DOO Skopje, dhe Avto Kuqa Doo Skopje.

Gjoko Popovski sipas gjykatës, ka lidhur gjashtë kontrata me kompani që nuk kanë qenë kompanitë e pozicionuara më së miri në tender dhe me këtë është shkaktuar dëm prej mbi 27 milion denarësh ose mbi 450 mijë euro. Këtë dëm gjykatësja tha se e ka bërë me vetëdije të plotë.

News Reporter