Një picë me lulelakër! Parandalon kancerin dhe jep shumë përfitime për trurin

Pica mund të jetë edhe e shëndetshme! Në vend të njërës me yndyrë, provoni një picë me lulelakër dhe fara Chia. Është e shëndetshme, e shijshme dhe jep shumë përfitime.

Lulelakra përmban vitaminat që trupi ynë ka nevojë si: acid folik, omega-3 dhe vitaminë K. Lulelakra është gjithashtu një ushqim i mirë për zemrën tuaj, sistemin e tretjes dhe është anti-inflamatore.

Farat Chia luajnë gjithashtu një rol kryesor në këtë pjatë të shijshme dhe të shëndetshme vegane. Ato përmbajnë fibra, proteina, kalcium, hekur dhe omega-3. Janë të pasura me antioksidantë, gjë që mund të luftojë prodhimin e radikaleve të lira.

Një picë me lulelakër:

Përbërësit:

1 lulelakër të madhe
3/4 filxhan çaji me bajame
1 1/2 lugë me rigon
Kripë
piper për shije
1/4 filxhan çaji me fara chia
3/4 filxhan me ujë
Përgatitja:

Miksoni farat chia me ujin dhe vendosini në frigorifer për rreth 20 minuta, para përdorimit.
Prisni lulelakrën dhe vendoseni në një blender, derisa të krijohet një masë kremoze.
Merrni 1 gotë e gjymë me ujë, lulelakrën dhe shtojini në një tas, bashkë me rigonin, kripën, piperin, bajamet. Në mes shtoni edhe farat Chia.
Punojeni mirë masën në formën e një sfere. Ajo duhet të jetë e lirshme dhe nuk duhet të ngjitet si brumi tradicional.
Vendoseni brumin në një tavë për pjekje dhe formoni një petë të sheshtë me duart tuaja. Piqeni për 25 minuta në furrën e parangrohur me 200 gradë celsius, derisa të marrë një ngjyrë ngjyrë kafe të artë. Shijoni vaktin tuaj të shëndetshëm!

News Reporter