Fatime Fetai “dridh” Reçicën: Ejup Alimi dhe Ismet Guri kanë bë krim për nevojat e BDI-së!

Prokurorja Fatime Fetai gjatë fjalëve hyrëse tha se Ejup Alimi dhe Ismet Gurri kanë bërë krim zgjedhor shkaku i dëshirës së tyre kriminale për të falsifikuar vullnetin e qytetarëve të Çairit. Fetai ka shtuar se këtë “krim” Alimi dhe Guri e kanë bërë për nevojat e partisë që i përkasin, respektivisht BDI-së.

“Karakteri i dhunshëm dhe brutaliteti i tyre u panë në nivelizimin dhe modifikimin e numrave sipas nevojës së partisë së tyre politike. Guri dhe Alimi të pakënaqur nga rezultati i partisë së tyre kanë formuar dhunshëm një grup akut dhe për këtë nuk i kanë zgjedhur mjetet pasi është dashur të krijohej rezultat i volitshëm për partinë e tyre.

Kanë shfrytëzuar fuqinë politike dhe pozitën për të detyruar komisionerët të ndryshojnë të dhënat”, deklaroi Fatime Fetai, raporton SHENJA.

Fetai tha se për këtë kanë siguruar 40 dëshmitarë, dhjetëra procesverbale të votimeve dhe rezultateve, vendime të KSHZ së, por edhe lidhjen e tyre logjike me çka thotë se do dëshmohet fajësia e të akuzuarve.

Por as Ejup Alimi e as Ismet Gurri nuk ndjeheshin fajtorë. Madje, Ejup Alimi i tha gjykatës se në fjalimin e Fetait ka parë vetëm urrejtje e jo fakte. Po vijojnë fjalët hyrëse të avokatëve.

News Reporter