Bill Gates paralajmëron për Bitcoin, duke vlerësuar Apple si një “kompani të madhe”

Themeluesi i Microsoft Bill Gates vlerësoi ish-rivalët e tij Apple në një shfaqje televizive .

“Është një kompani e madhe,” tha ish CEO i Microsoft në një intervistë të CNBC. “Kompanitë e teknologjisë aktualisht kanë një situatë shumë të mirë fitimi. Por Apple është më i fuqishmi në të gjithë.

Deklaratat janë më të mjaft interesante kur shikoni se si kishin raportet këto dy kompani në të kaluarën. Për një kohë të gjatë, kompanitë ishin rivalë të hidhur, veçanërisht me Steve Jobs dhe Bill Gates në krye të kompanive.

Gates kritikoi gjatë një interviste tjetër të hënën edhe Bitcoin. “Kur shihet si një investim, ajo nuk prodhon asgjë, prandaj nuk duhet të prisni që çmimi të rritet. Kjo është më shumë një investim nga teoria e budallait më të madh ‘ “, tha Gates. Kjo thekson se vlera e një objekti nuk është i bazuar në vlerën e saj aktuale, por që më vonë të gjeni një “budalla”, që e blen atë në një çmim më të lartë. /Lajmi.net/

News Reporter