BDI për komandant Hoxhën.. “Nuk komentojmë i dhamë ultimatum Zaevit ta largojë..”

Në vazhdën e debatit për emërimin dhe më pas dorëheqjen e Xhezair Shaqirit i njohur si komandant Hoxha ka pasur reagime dhe komente të ndryshme nga politikanë, analistë dhe opinione të qytetarëve në rrjetet sociale.

Shumica e partive i janë shmangur komenteve. Ndërsa edhe BDI si pjesë e koalicionit me LSDM nuk ka dashur të jap komente partiake. Një zyrtar i kësaj partie i tha INA-s se është çështje personale dhe nuk ka nevojë të komentohet. “Pse të komentojmë. Është çështje mes Zaevit dhe Shaqirit”, theksoi për INA, zyrtari i BDI.

Xhezair Shaqiri ishte një nga bashkëluftëtarët e një pjese të BDI, i cili javën e kaluar u emërua këshilltar i kryeministrit Zaev, ndërsa sot u dorëheq. (INA)

News Reporter