Siri, rrëzohet helikopteri rus, vdesin 2 pilotë

Mediat ruse raportojnë se një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar në Sirinë lindore dhe për pasojë 2 pilotët kanë humbur jetën.

Ministria sqaron se një helikopter i tipit Ka-52, gjatë një fluturimi rutinë është rrëzuar dhe dy trupat e pilotëve janë gjetur pas kërkimeve. Po ashtu thuhet se problemet teknike mund të kenë shkaktuar këtë aksident.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që pilotët rusë humbin jetën gjatë fluturimit mbi Siri.

Më 3 maj, një avion luftarak rus i tipit Su-30SM, u rrëzua në Siri vetëm pak kohë pasi ishte ngritur për fluturim, duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit.

News Reporter