Shkup, 36 vjeçari hidhet nga kati i 11-të i ndërtesës

Një shkupjan dje është vetëvrarë duke u hedhur nga ndërtesa. Nga policia njoftojnë se dje nga tarraca e katit të 11-të në Shkup ka kërcyer 36 vjeçari T.J., nga Shkupi.

Mjeku i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen.

Ndërkohë që nuk dihen arsyet që kanë shtyrë 36 vjeçarin që ti jep fund jetës./Gazeta Express/

 

News Reporter