Qytetarët e revoltuar: O Visar Ganiu a je këtej, shih shkollën “Liria” në çfarë kushte është? (VIDEO)

Shkolla Fillore “Liria” në Çair është në gjendje të mjerueshme. Një nga shkollat qendrore të arsimit fillor në Shkup po shkatërrohet dhe se reshjet e djeshme të shiut, kanë bërë që të përmbyten ambiente të saja të brendshme.

Uji ka kapluar tavanin e shkollës, por edhe sallën e edukatës fizike, ku uji ka nisur të shkatërrojë edhe dyshemenë. Pamjet e publikuara nga qytetarë të kësaj komune janë shqetësuese. Qytetarët kanë theksuar se kryetari aktual i komunës, Visar Ganiu ka afat prej disa orësh për të sanuar gjendjen, pasi që ai ishte zotuar se arsimi dhe shkollat janë prioritet gjatë mandatit të tij. “O Visar Ganiu a je këtej pari, shiko se në çfarë derexhe janë shkollat, sidomos shkolla elitare dikur e Shkupit”. 

 

News Reporter