Qeveria: Komandant Hoxha bashkëpunëtor i jashtëm për luftë kundër radikalizmit

Ish deputeti Xhezair Shaqiri përkohësisht është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm nga fusha e sigurisë së brendshme dhe luftës kundër radikalizmit, për nevojat e Zyrës së kryeministrit Zoran Zaev, kumtuan nga pres qendra e qeverisë, transmeton MEDIAL.

Siç thuhet në kumtesë, Shaqiri ka marrëveshje me afat të caktuar edhe atë prej një viti me të ardhura prej 36.000 denarësh në muaj.

Shaqiri, i cili është i njohur si komandant Hoxha,  pas informatave dhe reagimeve për fundjavë se është emëruar si këshilltar i sigurisë, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “e ka pranuar funksionin që të mbijetojë”.

“As nuk jam zgjedhur për kryeministër, as për parlamentar të parë. Thjeshtë bëhet fjalë për funksion që të mbijetoj. Çfarëdo lloj njerëzish ka në Qeveri të zgjedhur në funksione të ndryshme, ndërsa ju reagoni për mua”, ka shkruar Shaqiri në Facebook.

 

Po thojn :Komandant krejt mir punsimi ama kta te Lsdm shum po bajn marketing bre nemrin tan. Po kush i pengoi 10 vite…

Posted by Xhezair Shaqiri-HOXHA on Sunday, May 6, 2018

News Reporter