Liverpooli blindon Salah me një klauzolë të frikshme

Tashmë duket se Liverpooli ka fituar një epitet të ri atë të demit të kuq, por The Reds nuk do të kishin bërë këtë përfoamcë që bënë pa Faraonin Salah që edhe pse vetëm 25-vjeç ka pësuar një rritje progresive brenda kësaj organike duke u ngjitur në majat më të larta të futbollit Botëror. Të vetëdijshëm se kanë një as fenomal në strukturë, The Reds nuk duan kurrsesi të mendojnë se mund të humbasin shërbimet e fenomenit Mohamed Salah, aq më tepër pas spekulimve të fundit mediatike që flasin për një interes të madh nga ana e Realit tw Madridit, e për këtë arsye kanë nxituar ta deklarojnë atë jashtë çdo lloj tratative merkatoje. Me pak fjalë të pashitshëm.

Për ta blinduar protagonistin e skuadrës së tyre, fama e të cilit po superon tashmë edhe kornizat e Premier Legaues duke e klasfikuar si kandidat favorit për trofeun prestigjioz të Topit të Artë, drejtuesit e Liverpoolit kanë përfshirë një klauzolë largimi në kontratën e tij prej 230 milionë eurosh.

Mediat angleze publikojnë lajmin se Reali i Madridit do të tentojë një gjueti të vërtetë këtë merkato për të përfituar shërbimet e sulmuesit 25-vjeçar. Krahas tyre edhe Paris Saint Germain po shfaq tashmë interes të madh për atë që ka fituar statusin e Messit të Egjiptit, Mohamed Salah.

News Reporter