Vakti “i mbytur” në proteina që duhet të hani çdo ditë!

Një friturë 15 minutëshe me spinaq dhe domate është propozimi ynë për sot. Ky version është i mbushur me perime, bëhet gati në një kohë të shkurtër dhe ju përfitoni 23 gram proteina.

Receta më poshtë është e përshtatshme për 4 persona:

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri
20 feta spinaq ( të larë e të grirë imët)
2 qepë të njoma të prera hollë
3 vezë
5 të bardha vezësh
100 gram salcë domatesh të freskëta
4 feta mozzarellë
4 feta bukë të thekur
Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën derisa të zbutet. Pasi të jetë gati e kaloni në një tas të madh. Shtoni spinaqin, vezët dhe të bardhat e vezëve. Shtoni bukën e thërrmuar dhe me anë të një piruni i rrihni mirë.
Masën e krijuar e shtroni në një tavë. Sipër vendosni salcën e domateve dhe djathin. I fusni në furrë në temperaturë 180 gradë për 6-7 minuta. Pas kësaj e prisni në trekëndësha të vegjël dhe pjata është gati për tu shijuar.

News Reporter