Pamje nga ndeshja e mbrëmshme, komentimi i veçantë nga komentatori arab dhe një sekret rreth Mohamed Salah (VIDEO)

Do t’ua tregoj një sekret rreth lojtarit Muhammed Salah, që munden me ditê vetëm banorët e qytetit të Baselit. Çdo musliman do të gëzohet mendoj! 🙂 Pse Basel? Ngase ai një kohë ka jetu këtu në këtë qytet kur ka qenë lojtar i FC Basel.Me rëndësi êshtë një informatë e cila shumë më gëzoi për të, të cilën ma rrefeu një vlla.

Ai sa ishte në Basel asnjëherë nuk mungonte në namazin e sabahut me xhemat në Xhaminë “El firdeus” në Dreispitz (lagjeja kështu quhet). Gjithmonë dhe rregullisht ishte prezent në namazin e sabahut me xhemat, pamarrparasysh a kishte lojë apo nuk kishte (apo lojë një natë më herêt), a kishte ushtrime apo jo, atë aty do ta shihje!

Pse po ua ceki këtë? Që të shërbej si mësim dhe leksion për çdo musliman, i madh e i vogël, hoxhë apo xhemat, i pasur apo i varfur!

Edhepse me këtë sukses dhe me famë botërore tanimë, nuk është larguar nga rruga e Allahut, nuk është larguar nga namazi dhe leximi i kur’anit! Nuk iu është larguar modestisë dhe bamirësisë! Pastaj me sjellje dhe moral, në fushë dhe jashtë fushës, për tu marrur lakmi. Padyshim se më gëzon shumë kur shoh kësi musliman sepse na bënë krenarë, kur miliona njerëz marrin mesazhin se vetëm Allahut duhet t’i bihet në sexhde, vetëm Ai meriton adhurimin! (gjatë rënies së tij në sexhde pas shënimit të golit)

Sigurisht se është davet i madhë që në këtë përmasë të gjërë të shpërndahet ky mesazh i fuqishëm, elhamdulilah! Allahu e rujtë këtë vlla dhe i dhëntë hajr dhe dobi kudo që është! Simpatizimin e ndonjê ekipe në futboll moti e kam lënë por nëse më pyet dikush “cila ekipë ke qejf të fitojë CL?” Do të them: gjithmonë ajo ekipë në të cilën luan Muhammed Salah apo ndonjë lojtar tjetër i ngjajshëm me këtë.(pra Liverpooli tash)

News Reporter