Vetëm Messi para Bardhit

Më mirë se Bardhi në top pesë ligat evropiane është vetëm Lionel Messi, i cili ka arritur të shënojë gjashtë gola nga 46 tentime

Enis Bardhi ka realizuar dy gola të jashtëzakonshëm mbrëmë, duke bërë që tërë Spanja të flet për të.

Mesfushori nga Shkupi që luan për Maqedoninë, shënoi dy gola ndaj Athletic Bilbaos. Të dy golat ishin nga gjuajtja e lirë për dy minuta, shkruan albinfo.ch.

Tani futbollisti shqiptari ka katër gola në La Liga nga gjuajtjet e lira, këto i ka arritur vetëm në 15 tentime.

Më mirë se Bardhi në top pesë ligat evropiane është vetëm Lionel Messi, i cili ka arritur të shënojë gjashtë gola nga 46 tentime.

Bardhi në përgjithësi ka gjashtë gola në Ligën Spanjolle, derisa në shumë ndeshje nuk ka luajtur. Ai në fillim të kampionatit kishte katër gola.

News Reporter