VMRO-DPMNE: Kë po e mbron Zaev për “Monstrën”

Familjet e fëmijëve të ekzekutuar tek Liqeni i Smillkovës patjetër ta dinë të vërtetën. Fajtorët nuk duhet të mbeten pa u dënuar. Zoran Zaev premtonte se e di të vërtetën për rastin, kanë reaguar në VMRO-DPMNE.

“Si atëherë Zaev e dinte të vërtetën, tani jo? Çka ndryshoi? Vallë koalicioni i ri është arsye për heshtjen e detajeve? Kë e mbron tani Zoran Zaev . Ajo që për ta është me rëndësi është të mbeten në pushtet. Derisa LSDM dhe Zaev udhëheqin me shtetin, drejtësi nuk do të ketë”, kanë thënë në VMRO.

/Medial.mk/

News Reporter