Ahmeti mbetet me 9 deputetë, një deputet i BDI-së kalon te partia e Gafurr Adilit?

Sot në Mavrovë u mbajt takim konsultativ në mes përfaqësuesve të Lëvizjes për ILIRIDËN, Hajredin Kaza, Musli Ferati, Baki Sulejmani, Adil Mustafi dhe koordinatori Nexhat Bexheti me veprimtarin e kauzës kombëtare Mr.Gafur Adili. Me këtë rast është rënë dakord që Kuvendi themelues i partisë me emrin Lëvizja për Iliridën të mbahet më 10 qershor, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shkruan Gazeta Lajm.

Pikërisht sot, Gafurr Adili dhe bashkëveprimtari i tij Adil Mustafa kanë realizuar takim me deputetin e BDI-së, Branko Manojllovski, shkruan Gazeta Lajm. Nuk dihet nëse është takim i rastësishëm, ose mund të pritet që deputeti Manojlovski të kalojë në radhët e Lëvizjes për Iliridën, mirëpo takimi vjen në kohën kur burime partiake thonë se disa përfaqësues të bashkësisë së shqiptarëve ortodoksë kanë filluar publikisht të ankohen se janë të pakënaqur nga disa njerëz të afërt me BDI-në. Gjithçka me siguri do të dihet më 10 qershor, kur është caktuar Kuvendi themelues i Lëvizjes për Iliridën. Më poshtë mund ti shikoni fotografitë e deputetit Manojllovski me Gafurr Adilin dhe Adil Mustafën dhe atmosferën miqësore mes tyre.

News Reporter