Thaçi përmend financimin e medieve nga gylenistët, Buzhala ‘mizën mas veshi’, fillon arsyetimin

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në debatin me Berat Buzhalën përballë gazetarëve në televizionin T7, në të cilën u diskutuan shumë tema aktuale në vend, ndër to edhe për rastin e ekstradimit të gylenistëve nga Kosova në Turqi, ku ky i fundit tha se i tërë procesi i deportimit do të rishikohet, pastaj dalim me qëndrim shtetërorë, shkruan Kosova Post.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në të gjitha pyetjet është përgjigjur me shumë qetësi, derisa debati arriti të ndizet në momentin kur Berati insistonte se deportimi i gylenistëve nuk është bërë pa dijen e krerëve shtetëror.

Buzhala madje provonte ta “fajësonte” Thaçin për mbështetjen e ekstradimit të gylenistëve, derisa i kujton atij që ka pasur djalin në mësime në shkollat e tyre.

Këtij insistimi të Buzhalës, presidenti Thaçi i është përgjigjur qartë, duke thënë se është e drejtë e secilit se ku i dërgon fëmijët në shkollë dhe se kjo çfarë thoni ju është vetëm një paragjykim.

“Është e drejt e gjithsecilin se ku i dërgojnë fëmijët për shkollim dhe ky është vetëm një paragjykim”, tha Thaçi.

Duke dashur t’ua tërheqë vërejtjen se askush nuk mund të akuzohet për diçka vetëm duke u bazuar në trillime, paragjykime, Thaçi kujtoi Buzhalës, se ka dëgjuar opinione që disa mediat në Kosovë kanë marrë mjete nga gylenistët, shkruan Kosova Post.

Edhe pse presidenti nuk përmendi emra të përveçëm, për financimin e medieve, Buzhala, sikur u zu ngushtë , madje filloi të arsyetohet se Gazeta Express nuk ka marrë mjete financiare nga gylenistët.

“E pohoj faktin që edhe për ne është përfolur një gjë e tillë, por nuk ka asgjë të vërtetë në këtë , janë vetëm trillime . Ne jemi të hapur dhe jemi të gatshëm ti paraqesim të gjitha dokumentet financiare të Gazetës Expres”, u shpreh Buzhala.

News Reporter