Tentim për vetëvrasje në Shkup, gruaja shpëtohet në moment të fundit, kishte pirë acid klorhidrik

Dje rreth orës 12:45 në Shkup, një grua është paraqitur në polici për të denoncuar për fqinjen e saj F.P (54) se do të bëjë vetëvrasje, njofton Zhurnal.

54 vjeçarja është mbyllur në banesën e saj dhe është kërcënuar se do të vetëvrahet.

Nga ana e Njësisë së zjarrfikësve me forcë është hapur dera dhe është vërtetuar se F.P kishte pirë një sasi të madhe të acidit klorhidrik, ndërsa pas hyrjes të zjarrfikësve, është penguar që të pijë edhe pjesën e mbetur të acidit.

Nga ana e Ndihmës së shpejtë, gruaja është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./Zhurnal.mk

News Reporter