Stërvitje e përbashkët ushtarake Turqi-Katar

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm, Katari gjatë datave 22-29 prill do të mirëpresë stërvitjen Skifteri-20 dhe në stërvitje do të marrë pjesë edhe Turqia.

Me anë të kësaj stërvitjeje planifikohet të zhvillohet edhe më tej miqësia, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet Turqisë dhe Forcave Ajrore të Katarit si dhe të shkëmbehen në mënyrë reciproke njohuritë dhe përvoja në këtë fushë.

Në stërvitje nga Komanda e Forcave Ajrore do të marrin pjesë 2 avionë F16-të dhe elementët mbështetës si dhe personeli i Komandës së Kombinuar të Forcave të Përbashkëta turko-katarase./ trt

News Reporter