Maqedonia në rrezik, shumica e të rinjve duan të ikin në Gjermani

Punëdhënësit gjermane, sot me anë të një konference për media do t’iu drejtohen qytetarëve të Maqedonisë, lidhur me mundësitë e punësimit në Gjermani.

Elvira Memeti nga Opportunity Center thotë se kushtet e këqija të punës dhe papunësia e madhe bëjnë që të rinjtë të kërkojnë një zgjidhje tjetër.

“Qendra jonë ofron punësim për të gjitha fushat, me theks të veçantë në sferën e shëndetësisë. Ofrojmë mundësi për një të ardhme më të mirë, për një mirëqenie më të mirë socio-ekonomike. Interesi është shumë i madh, ndërsa arsyet janë të kuptueshme. Këtu kushtet e punës në krahasim me perëndimin janë shumë më të këqija, të paktën për ata pak njerëz që kanë fatin të jenë të punësuar”, tha Memeti.

 

 

News Reporter