Haradinaj tha të parët e tij ishin katolikë, fillon fushatë kundër tij

Kryeministri Ramush Haradinaj, së fundi në një intervistë për një media serbe Hapyy TV, tha se shqiptarët, duke përfshirë edhe familjen e tij personalisht kishin të kaluar krishtere.

Ai tha se familja e tij e kishte mbiemrin Gjokaj, para se të konvertohej në myslimane.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e thekson këtë fakt.

Për këtë, ndaj tij ka filluar një fushatë në rrjetet sociale, ku ai po kritikohet, shahet e fyhet. Ka nga ata që i kanë thënë,

se më mirë është ta ndërrojë fenë e të bëhet katolik nëse po i pëlqeka aq shumë e mos të na lodhë duke na e theksuar në çdo rast sa herë përmendet fakti se në Kosovë shumica e qytetarëve i përkasin fesë islame.

Një faqe në Facebook ka bërë një foto – montazh duke e paraqitur kryeministrin, me ngjashmëri të Jezus Krishtit.

News Reporter