A do të dislokohet “Aleksandri i Madh” nga sheshi i Shkupit?

Sipas disa mediave maqedonase, statuja gjigante e “Aleksandrit të Madh” në sheshin e Shkupit që kishte një vlerë ndërtimi prej 10 milionë euro është në radhë për tu dislokuar. Ministria e Kulturës ka pranuar se ka elaborat për shqyrtimin e kësaj përmendoreje që është në listën e dislokimit të mundshëm, bashkë me përmendoret e “Nënë Terezes” dhe “Qoseto”, e cila është dislokuar kohë më parë.

 

Megjithatë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për TV24 ka theksuar se kjo përmendore nuk do të rrënohet apo dislokohet dhe se ajo nuk është çështje në bisedimet me palën greke. Procedura hetimore për ndërtimin e saj po kryhet nga Prokuroria Speciale, pasi që janë bërë shkelje ligjore dhe keqpërdorime. (INA)

News Reporter