3 zakone të këqija që duhet t’i hiqni nëse nuk doni të keni fryrje, mostretje dhe acid në stomak

Të gjithë e kemi përjetuar këtë situatë. Njëra dorë po shtrëngon stomakun tuaj, ndërsa dora tjetër është përkulur përpara për të shijuar copën e fundit të pulës. Ti e di që je e ngopur, por gjithçka është kaq e shijshme. Gjithsesi, kam qënë në palestër dje dhe çdo gjë është në rregull. Apo isha javën e kaluar? Nuk ka rëndësi, kjo pulë po e mbush këtë deficit kalorik tani, kështu që kaq mjafton.

3 gabimet që njerëzit bëjnë gjatë ngrënies

1.Pini shumë ujë me ushqimin tuaj

Ndjeheni të hutuar tashmë? Një nutritionist ju thotë mos të pini ujë? Më dëgjo. Uji është i mrekullueshëm. Dhe është mirë të kesh në vakt dhe ta konsumosh me gllënjka të vogla, me qëllim që të ndihmosh ushqimin përgjatë traktit digjestiv. Por, konsumimi i shumë gotave me ujë vetëm do t’ju shkaktojë mostretje dhe do të ndiheni të fryrë më pas.

Zgjidhja:Pini shumë ujë ose një orë para ose pas vaktit. Duhet vetëm të pini një gotë ujë ndërkohë që hani dhe ta konsumoni me gllënka të vogla.

2.Mos konsumoni niseshte dhe proteina së bashku

Biftek dhe pure patatesh. Hamburger dhe patate. Vezë benedikt. Të gjitha këto kombinime të shijshme na bëjn që më pas të humbasim gjithë fuqitë tona. Duke ngrënë sasi të mëdha niseshteje (buka, makarna, oriz, patate) dhe proteina si (peshku, pula, bifteku dhe vezët) në të njëjtën kohë mund të shkaktojë acid në stomak.

Zgjidhja: Hani fillimisht ushqimet që përmbajnë niseshte dhe më pas ato që përmbajnë proteinë. Mos u mërzisni nëse i konsumoni ndonjëherë të dyja sëbashku, por çelsi është të mos e kaloni dozën me oriz dhe patate. Gjithashtu mund t’i hani perimet tuaja me niseshte dhe proteinat, secila nga kombinimet funksonon mjaft mirë!

3.Të pish ujë të ftohtë ndërkohë që ha

Po, po i referohem sërisht ujit. Dhe ju që menduat se ujin mjafton thjesht ta pish. Jo miqtë e mi! Ka shumë rëndësi dhe temperatura e ujit, e cila duhet të jetë sa temperatura e ambientit dhe jo e ftohtë. Uji i ftohtë ngushton enët e gjakut, kështu që pengon aftësinë e trupit për të tretur ushqimin dhe për të thithur lëndët ushqyese.

News Reporter