Ja si Ali Ahmeti e refuzoi Erdoganin

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hapur disa fronte ushtarake në Lindjen e Mesme, në të njëjtën kohë, ai kërcënon këtu dhe atje rreth detit Egje dhe Mesdheut. Kjo nuk do të thotë se Ballkani është jashtë radarit të tij.
Sipas të përditshmes greke Kathimerini, presidenti turk po tenton të manipulojë shqiptarët etnikë në Ballkan, përmes radikalizimit të tyre, megjithatë, këtu ka hasur në një pengesë – nacionalizmin shqiptar.

Duke cituar frazën e Pashko Vasës, se “feja e shqiptarit është shqiptaria,” e përditshmja më e madhe greke thotë se shqiptarët “mirëpresin investimet turke ose para për konstruktimin e xhamiave, por shumë pak banorë dëshirojnë të jetojnë ndër një demokraci siç ka ndërtuar Erdogani në shtëpi.”

Shumica e shqiptarëve e kanë orientuar veten drejt perëndimit, kurse thuajse të gjithë mendojnë se Islami, pjesërisht islami radikal, prek identitetin e tyre Kombëtar. Këtu përmendet edhe historia shqiptare, që flet për luftë pesëshekullore ndaj osmanëve dhe largimin e flamurit turk nga hidrocentrali prej banorëve vendas të Mirditës.

Erdogan mund ta shikojë veten si lider i muslimanëve të Ballkanit, por kur ai së fundi vizitoi Shkupin, lideri i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, refuzoi ta shoqëronte atë në një turne të vendbanimeve etnike shqiptare dhe i ndaloi ministrat e tij që të bashkoheshin me të, shkruan në fund e përditshmja greke./INA

 

News Reporter