Ky do jetë emri i ri i Maqedonisë, shqiptarët të përjashtuar (VIDEO)

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev është pajtuar për ndryshimin emrit kushtetues të Maqedoni.

Në një deklaratë për gazetën austriake Kurir, kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris ka pohuar se për kryeministrin Zaev emrat “Republika e re e Maqedonisë”ose “Maqedonia Veriore” janë të pranueshëm, transmeton INA.

“Kryeministri i ri Zoran Zaev nuk ka ide nacionaliste si paraardhësi i tij Nikola Gruevski, i cili ishte një fatkeqësi e tmerrshme për vendin. Zaev dëshiron një kompromis për emërimin: Republika e Re e Maqedonisë ose Maqedonia Veriore”, deklaroi ai.Greqia nuk do ta pranojë kurrë Republikën e Maqedonisë, tha Butaris, i cili kohët e fundit vizitoi Shkupin dhe u takua me të gjithë udhëheqjen shtetërore, përfshirë Kryeministrin Zaev.

Palë e cila do të kontribuonte shumë në zgjidhjen e problemit, sepse sipas fakteve historike në mënyrë direkte apo indirekte shqiptarët janë të lidhur më ngushtë me emrin sepse kanë jetuar në periudhën e shtetit të lashtë me emrin Maqedonia, përderisa maqedonasit as nuk kanë qenë prezentë në këto territore.

Shqiptarët në politikën e jashtme të Maqedonisë akoma shërbejnë vetëm si mekanizëm për të votuar marrëveshjet dhe deklaratat e “fqinjësisë së mirë” që hartojnë maqedonasit me vendet fqinje në prag të integrimeve euroatlantike.

News Reporter