Instituti amerikan: Izraeli nuk mund të përballet me Iranin

Një institut amerikan theksoi se regjimi i Izraelit nuk mund të përballet me Republikën Islamike të Iranit në zhvillimet në Siri.

Instituti amerikan, Rand, shkroi në një raport të hënën se aftësia e Izraelit për të ndikuar në zhvillimet e Sirisë është shumë e vogël dhe ky regjim nuk është në gjendje të reduktojë rolin e Iranit apo Rusisë dhe të sabotojë mbijetesën e Bashar Asad në pushtet. “Izraeli ka pak ndikim në procesin dhe rezultatin e luftës civile siriane dhe është një aktor pasiv në formimin e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme”, shkruan Rand duke shtuar:” Minimizimi i ndikimit të Iranit dhe Rusisë në Siri, moslejimi që Damasku të bëhet një kërcënim ushtarak ndaj Izraelit, dhe zbehja e legjitimitetit të pretendimit të pronësisë siriane në lartësitë e pushtuara të Golanit, janë interesat e sigurisë të Izraelit, të cilat regjimi i Tel Avivit nuk është i aftë t’i realizojë”. Nga ana tjetër, Mark Heller, bashkëpunëtori kryesor hulumtues në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, Universiteti i Tel Avivit, ka shprehur shqetësimin mbi blerjen potenciale nga Damasku të sistemeve raketore S-300 nga Rusia. Në një intervistë me agjencinë Sputnik, Heller tha: “Izraeli është i shqetësuar se sistemet ajrore më efektive siriane të dislokuara rreth pajisjeve të avancuara ruse do të kufizonin aftësinë e Izraelit për të vepruar kundër forcave iraniane dhe të Hezbollahut në Siri, të cilat janë pjesë e strategjisë së përgjithshme rajonale të Iranit”./ PT

News Reporter