Gruaja vjedh zinxhirin në Prishtinë në vlerë 850 euro

Një vjedhje e një zinxhir të arit ka ndodhur në një nga argjendaritë në Prishtinë. Pronari i argjendarisë, Afrim Jaha ka publikuar videon ku shihet se si një femër arrin ta vjedhë zinxhirin që sipas tij ka vlerë 850 euro.
Jaha ka treguar se kjo ngjarje ka ndodhur me 2 tetor në dyqanin e tij prapa Komunës së Prishtinës.

Ka thënë se vetëm pas një kohe është vërejtur se në dyqanin e tij po mungon një zinxhir vlera e të cilit është rreth 850 euro.
Ndërsa Jaha nuk ka lajmëruar policinë për një arsyeje.

“Policinë nuk e kom lajmërua se po pres që pas kësaj video që e shohin me e kthye zinxhirin brenda tri ditëve pastaj unë mundem me i denoncua”, ka thënë Jaha. Me poshte keni edhe pamjet nga kamerat e sigurise

News Reporter