Turqit heqin flamurin grek nga ishulli, rriten tensionet

Forcat detare turke kanë ndërhyrë në një ishull shkëmbor të diskutueshëm mes tyre dhe Greqisë për të ulur prej andej një flamur grek.
Lajmi është në të gjitha mediat greke, të cilat i referohen një deklarate të kryeministrit turk Binali Yildirim, i cili tha se gjatë ditës së sotme trupat turke kishin zbritur në ishull duke hequr prej aty flamurin grek

“Në një ishull shkëmbor, ishte vendosur flamuri grek. Forcat tona ndërynë dhe bënë atë që duhej bërë duke e hequr flamurin grek prej aty. Ftojmë Greqinë të sillet si një komshi i mirë”., u shpreh Yildirim, ndërsa deklarata është shpërndarë menjëherë në të gjitha mediat e rajonit për shkak të klimës së tensionuar mes dy shteteve.

News Reporter