Të gjithë në këmbë! Imperialistët masakrojnë popujt

Imperialistët masakrojnë popujt

Jashtë Greqia nga krimi- Të mbyllen bazat e huaja ushtarake në Greqi – shkëputje nga NATO dhe BE.

KOMUNIKATË E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË PËR SULMIN IMPERIALIST NË SIRI

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komunistë të Greqisë (KKE) lëshoi komunikatën e mëposhtme për sulmin imperialist në Siri:

“Me sulmin e tanishëm në Siri, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, me mbështetjen dhe tolerancën e shteteve të tjerë të NATO-s dhe të BE-së, masakruan për të shumtën herë popujt e rajonit, shkatërrojnë dhe copëtojnë shtete, duke shfrytëzuar prova dhe justifikime të sajuara. Qëllimi i tyre i vërtetë është kontrolli i burimeve natyrore, i rrugëve të energjisë, kontrolli mbi sferat e influencës. Ky synim i sjell ata në konflikt me shtete të tjera të fuqishme kapitaliste dhe me fuqi rajonale, kundër qeverive që nuk u pëlqejnë, sepse ato i shërbejnë planave konkurruese.

Intensifikimi i antagonizmave, në kombinim me grumbullimin e madh të forcave ushtarake kundërshtare në rajon, sjell më afër rrezikun e një lufte më të përgjithësuar imperialiste, me pasoja të paparashikueshme si për popujt e rajonit ashtu dhe për popujt e të gjithë botës. Do të rriten edhe më shumë valët e refugjatëve dhe të popullit që çrrënjoset nga vendi i tij, për të cilët autorët -qeveritë dhe organizmat imperialiste- derdhin lotët e krokodilit.

Vërtetohet për të shumtën herë se lufta imperialiste është mënyra e rrugëdaljes për sistemin e kalbur të shfrytëzimit dhe të fitimit kur ai nuk mundet që ti zgjidhë me mënyra të ndryshme -me “luftëra” tregtare dhe masa antipopullore- ngërçet e mëdha. Ky është vazhdimi i politikës që zhyt popujt në varfëri dhe mjerim.

Qeveria SYRIZA – ANEL mban përgjegjësi të mëdha, sepse ajo e pleks më thellë Greqinë në këtë masakër, për interesat e kapitalit grek, i cili pretendon të përfshihet në pjesët që ndahen nga plaçkitja dhe nga tregjet. Qeveria vazhdon politikën e qeverive të mëparshme të ND dhe PASOK. Luan rolin e flamurmbajtësit të NATO-s në rajon. E ka kthyer Greqinë në një bazë nga ku nisen sulmet e NATO-s, ka përparuar në përmirësimin dhe zgjerimin e bazave NATOAmerikane në Greqi. Bashkëpunon ushtarakisht me shtete kriminale, si Izraeli. Përpiqet sistematikisht të që zbukurojë/shfajësojë imperializmin amerikan dhe atë europian.

Përbën një tallje e madhe preteksti se me këtë mënyrë mbrohet sovraniteti i vendit, për arsye të tronditjeve të marrëdhënieve midis Turqisë dhe NATO-s. Për më tepër, intensifikimi i agresionit dhe provokimit turk përbën pjesë e zhvillimeve të përgjithshme në rajon. Për interesat e klasës borgjeze të saj, Turqia bën pazar për marrëdhëniet e saj si me NATO-n, ashtu dhe me Rusinë.

NATO dhe BE-ja janë faktorë të pasigurisë, të destabilizimit dhe të ndryshimit të kufijve. NATO nuk njeh kufij ne detin Egje. Nuk u interesojnë popujt dhe të drejtat sovrane. Ata janë të interesuar vetëm në promovimin e interesave të tyre. Dhe kjo është vërtetuar shumë herë në histori. Politika qeveritare e të ashtuquajturës “përmirësim gjeostrategjik” të vetmen gjë që bën është të rrisë rrezikun për popullin grek dhe mundësitë për një përfshirje në një luftë të përgjithësuar imperialiste.

Tani duhet të çohemi në këmbë. Populli jonë ka paguar dhe vazhdon të paguajë një çmim të lartë, që të rriten fitimet e kapitalit. Nuk duhet të paguajnë me aventura të reja dhe rreziqe të mëdha për rentabilitetin kapitalist, pasi kjo synohet nëpërmjet ndërhyrjeve dhe luftërave.

Tani duhet të forcohet lufta kundër luftës imperialiste, që të mbyllet baza e Sudës në Kretë dhe të gjitha bazat ushtarake të huaja në Greqi, që të kthehen ushtarët grekë nga misionet jashtë vendit, për shkëputjen e vendit tonë nga NATO dhe BE-ja.

Popujt nuk kanë asgjë për të ndarë me njëri tjetrin. Me solidaritetin dhe luftën e tyre të përbashkët të ngrenë bllokadë kundër planet të imperialistëve, për ta vënë në shënjestër të tyre sistemin e kalbur që pjell varfërinë, krizat, luftërat”.

News Reporter