Policia arreston katër persona në qendër të Shkupit, ja kush janë!

Policia arreston katër persona në qendër të Shkupit, ja kush janë!

Policia ka arrestuar katër persona në bulevardin “Kërste Petkov Misirkov” që gjendet në qendër të Shkupit. Arrestimi është bë pasi ka plasur një rrahje e madhe mes dy grupeve dhe vetëm pas ndërhyrjes së policisë, janë qetësuar gjakrat, transmeton Gazeta Lajm. Incidenti ka ndodhur ditën e diel.“Më datë 15.04.2018 është denoncuar se rreth orës 18 në bulevardin ‘Kërste Petkov Misirkov’ në Shkup është shkelur rendi dhe qetësia publike me rrahje mes dy grupeve. Me intervenim të shpejtë të policisë dy grupet janë ndarë.

Lidhur me këtë ngjarje në stacion policor janë arrestuar personat А.А. (19), Q.I. (22), Ј.О. (21) dhe Е.Z. (17), të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngriten parashtresa adekuate”, ka njoftuar policia.

News Reporter