Haradinaj Kosova nuk është si Shqiperia kemi tjeter gjuhë, tjetër nder tjetër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përfshirë në debatin për taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë, për qarkullimin e automjeteve në autostradën Kosovë-Shqipëri.

Shefi i ekzekutivit kosovar, gjatë një paraqitjeje në „Rubikon“ të KTV’së, ka goditur homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke thënë se e ka tepruar me taksën rrugore.

Haradinaj e ka këshilluar Ramën që ta përfundojë Rrugën e Kombit, duke thënë se kjo autostradë është në gjendje të tmerrshme.

Kryeministri kosovar ka vlerësuar se paraardhësi i Ramës në postin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kishte punuar më shumë.

News Reporter