Erëza më e fuqishme që lufton gjithçka, duke filluar nga artriti deri tek gripi më i fortë!

Erëzat që gjenden në dollapin tuaj, mund të jenë po aq efektive sa barnat që blini në farmaci, kur vjen puna për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Hulumtimet vazhdimisht tregojnë se shumë erëza dhe bimë kanë cilësi mjekësore dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e çdo sëmundjeje, duke filluar nga kanceri deri tek i ftohti i zakonshëm.

Ne po ju prezantojmë me shtatë prej tyre:

Xhenxhefili

Vetitë e xhenxhefilit për të luftuar sëmundjet datojnë që nga shekulli i katërt para erës së re. Shfrytëzojeni atë në sallatë, supë apo çaj.

Kanella

Lufton diabetin e tipit 2. Studimet tregojnë se kanella përmban një substancë që mund ti ndihmojë qelizat ti përgjigjen insulinës. Rezultati? Një zvogëlim i niveleve të sheqerit në gjak me një mesatare prej 18 për qind në 29 për qind, sipas një studimi të fundit pakistanez.

Rozmarina: Përmirëson kujtesën

Duhet të filloni ta përdorni më shumë në sallatë, ose tek çaji teksa ky i fundit zien.

Hudhra: Redukton kolesterolin

Një rishikim i disa studimeve të Institutit Linus Pauling zbuloi se njerëzit që morën hudhër për tre muaj kishin një reduktim prej 6 për qind në 11 për qind në kolesterolin total.

Për shkak se hudhra është një antioksidant, mund të parandalojë oksidimin e kolesterolit në arterie.

Arrëmyshk: Zvogëlon presionin e gjakut

Kjo erëz ndihmon në shpërndarjen e gjakut në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin, duke reduktuar presionin e përgjithshëm.

Shafrani i Indisë: Frenon inflamacionin

Shafrani i kuq ul inflamacionin në trup që shkakton dhimbje. Curcumin, një komponent në shafranin e Indisë, pengon enzimat e qelizave që kontribuojnë në inflamacion.

Trumza: Lehtëson kollën

Trumza është një antispazmik, i cili ndihmon me periudhat e kollitjes pa ndërprerje. Vetitë antiseptike të trumzës, e bëjnë atë shumë efektive kundër inflamacionit të fytit, të cilat mund të shkaktojnë kollitje.

News Reporter