Përleshje në ‘San Siro’, tre të arrestuar nga policia në ndeshjen Milan – Napoli

Në fushë gjithçka përfundoi në shifrat 0-0 mes Milan dhe Napolit, por pasditja në ‘San Siro’ nuk ka qenë aspak e qetë. Kjo pasi para ndeshjes disa ultras napoletanë janë konfrontuar me rojet e stadiumit në Milano. Tifozët fanatikë të ekipit të kaltër kishin tentuar që të hynin në stadium me sende të forta të pajisur.

Por ata janë pikasur nga rojet dhe janë arrestuar nga policia. Para takimi ata kishin pasur edhe konfrontime me ultrasit e Milanit. Gjë që u reklamua edhe në stadium ku ultrasit kuqezinjë gjatë gjithë kohës këndonin kore raciste për ata napoletanë.

News Reporter