Një stuhi e acartë godet SHBA

Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa autostradat janë mbuluar nga akulli në disa shtete amerikane, teksa një stuhi vdekjeprurëse ka goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, nga brigjet e Gjirit të Meksikës e deri në liqenet veriore, duke sjellë borë, erëra të forta, reshje shiu dhe breshër.

Në Aeroportin ndërkombëtar “Sent Poll” aeroplanët kanë qëndruar në tokë, pasi stuhia e borës e bëri tejet të vështirë mbajtjen pastër të pistës, ndërsa aeroplanët ishin të mbuluar nga shtresa akulli e bore.

Autoritetet mbyllën disa autostrada në jugperëndim të Minesotës, ku u këshillua të mos lëvizej, ndërsa kushtet për drejtim të automjeteve u bënë tejet të vështira edhe në pjesën jugore të shtetit.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi mbi 51 cm borë në pjesën jugore të këtij shteti, përfshi Miniepëllisin dhe Sent Pllin, gjatë kësaj të diele.

Mot i ngjashëm në këtë pjesë të vendit pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim./express/

News Reporter