Ndodh çudia: Avioni bën ulje emergjente për shkak të një stilolapsi

Duket se një udhëtim drejt pekinit është shndërruar në një makth dhe ka bërë ulje emergjente për një shkak të cuditshëm.

Avioni ishte nisur për në Pekin, ndërsa bëri ulje të paplanifikuar në qytetin qendror kinez të Zhengzhou të dielën.

Në një deklaratë të shkurtër në faqen e saj, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës tha se një pasagjer mashkull në Air China Flight 1350, i cili nuk e identifikoi, u përpoq të përdorte stilolapsin për të mbajtur mjekun “nën presion”.

Pasagjerët dhe ekuipazhi ishin të padëmtuar, tha deklarata, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Fluturimi u nis nga Changsha, kryeqyteti i provincës jugore të Hunan, në orën 8:40 dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit rreth orës 11:00.

Por ai bëri ulje të paplanifikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Zhengzhou Xinzheng, në provincën qendrore Henan, në orën 9:58 të mëngjesit, sipas një postimi më të hershëm.

News Reporter