Video ekskluzive: Shikoni si e gjuajti dashnori xheloz punëtoren në marketin Kipper në Çair

Ç njoftoi Zhurnal për incidentin që ndodhi para pak çastesh në marketin “Kipper” në Çair, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje private mes dy të rinjëve, A.SH dhe A.GJ. Në këtë incident e plagosur ka mbetur e punësuara në këtë market A.GJ. Këtë e konfirmoi për Zhurnal edhe zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Ai tha se e plagosura është jashtë rrezikut për jetë dhe se po punohet për kapjen e autorit.

“Në ora 14:38 të punësuar në marketin “Kipper” në rrugën “Kemal Sejfulla” kanë denoncuar se një djalë ka gjuajtur me armë zjarri drejt të punësuarës A.GJ. Nëpunësit policor menjëherë kanë arritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit”, deklaroi për Zhurnal zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski. Siç mëson Zhurnal nga dëshmitarë okular, motivet e kësaj ngjarjeje janë çështje private, gjegjësisht, ata kanë qenë në lidhje dashurie edhe pse ai ka qenë i martuar. Në video shifet se Ajrulla Sh. pasi e rrah vajzën, e gjuan prej afër me revole në këmbë. Përballë marketit ka ndodhur edhe e ëma e vajzës së plagosur e cila me lot në sy ka dashur të shohë bijën e saj, mirëpo policia nuk e ka lejuar të futet brenda.

News Reporter