Turqia mbështet sulmin e aleatëve mbi Sirinë

Turqai e ka përshëndetur operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër regjimit të Asadit, duke e konsideruar reagim të përshtatshëm.

“Përshëndesim operacionin që është zëri i ndërgjegjes së njerëzimit në lidhje me sulmin në Duma, për të cilin ekziston dyshim shumë i fuqishëm se pas tij qëndron regjimi i Asadit”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, raporton AA.

Në njoftim theksohet se është e qartë se regjimi i Asadit tashmë mbi shtatë vite kryen dhunë mbi popullin e vet duke përdorur armë konvencionale dhe kimike, duke kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Me qëllim që autorët e këtyre krimeve të mos mbesin pa u ndëshkuar dhe për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në të ardhmen, theksohet më tej se është e domosdoshme që, në radhë të parë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe gjithë bashkësia ndërkombëtare, të bien dakord mbi hapat e përbashkëta në këtë drejtim.

Si përgjigje e sulmit me armë kimike në Duma më 7 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca sot në mëngjes bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs, ndërsa mes tjerash bëhet fjalë, për depo të armëve kimike.

News Reporter