Tom Lee: Ende ‘beson’ se Bitcoin do të arrijë 25mijë këtë vit

Bashkëthemeluesi i Fundstrat Global Advisors, Tom Lee përsëriti parashikimet e tij për çmimin Bitcoin të enjten më 12 prill, duke u thënë CNBC se mund të arrijë 25,000 dollarë në tetë muaj..

Duke folur në një intervistë telefonike në segmentin Futures Now të rrjetit, Lee, i cili është optimist tha se firma ishte “e sigurt” rreth parashikimit.

“Ne ende ndjehemi shumë të sigurt se Bitcoin mund të arrijë në 25,000 dollarë deri në fund të vitit”, tha ai.

Lee ishte duke folur pasi tregjet Bitcoin përjetuan një rritje të papritur prej rreth 6.800 dollarëve në mbi 8.000 dollarë.

Në mars të vitit 2018, kur BTC / USD u shënua me ulje shumë-mujore, Lee zbuloi të ashtuquajturin indeks të Bitcoin-it, një mjet tregues që tha ai, tregon kur është koha për të blerë Bitcoin.

Këtë javë, jo vetëm Lee, por edhe Tim Draper ka rikonfirmuar besimin e tij në të ardhmen më të madhe dhe më të mirë të Bitcoin, duke u thënë audiencës në ngjarjen e tij Blockchain të enjten se 250,000 dollarë ishte objektiv i tij i çmimit BTC deri më 2022.

Në janar 2018, Lee kishte deklaruar parashikimin e tij prej $25,000 për Bitcoin deri në fund të vitit, dhe gjithashtu vuri çmimin e Bitcoin në $125,000 deri në vitin 2022. /kryptolajm.com/

News Reporter