Sulmi në Siri, Vuçiqit i sjellë kujtime të dhimbshme për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur me diplomaci kur u pyet për sulmet ajrore në Siri. Vuçiq tha se veprimet e tilla janë kujtime të dhimbshme për Serbinë. “Për të gjithë ne që jemi më të vjetër se 18 apo 19 vjet, kjo është një kujtesë e dhimbshme nëpër të cilën kemi kaluar”, tha Vuçiq.

Ai nuk pranoi të flas se a qëndrojnë në anën e Amerikës apo të Rusisë. “Ne jemi vend i vogël dhe si të tillë nuk duhet të ndërhyjmë”, shtoi ai. Kujtojmë se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion sot në mëngjes herët duke synuar vendet e dyshuara të armëve kimike.

Bombardimet janë në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës javën e kaluar. Shpërthimet goditën kryeqytetin, Damaskun, si dhe dy vende afër qytetit të Homs.

News Reporter