Ja çfarë deklaruan Lirim Dinarica dhe Emrulla Emrullai pas lirimit nga akuza për vrasjen e policëve në Haraçinë

Lirim Dinarica, njëri prej të liruarve nga akuza për vrasjen e tre policëve në Haraçinë në vitin 2000, tha se këtë vendim e kanë pritur ngase nuk ka pasur asnjëherë asnjë fakt kundër tyre. Ai tha se shumë shqiptarë, sikurse ai të pafajshëm burgjeve.

“Më vjen mirë që ne u liruam sot dhe shpresoj që të gjithë të pafajshmit të lirohen. Ka qenë stresuese si për mua, si për familjen, por nuk të pyet askush. Asnjëherë nuk është gjetur as droga e as arma, kështu që po them Lirim Dinarica as dënim nuk ka të paguar në këtë shtet, e lere më ndonjë vepër kriminale”, deklaroi Lirim Dinarica, pas përfundimit të seancës gjyqësore raporton SHENJA.
Ndërsa i akuzuari tjetër Emrulla Emrullai tha se vepra ka qenë e montuar nga shteti.

Më poshtë mund t’i ndiqni deklaratat e plota.

News Reporter