Izraeli mbyll hapësirën ajrore mbi territorin e diskutueshëm me Sirinë

Aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë nën 1, 500 metra në territorin e diskutueshëm ndërmjet Sirisë dhe Izraelit deri në fund të muajit prill.

Në mëngjesin e 14 prillit, Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore mbi lartësitë e Golanit pas sulmeve ajrore nga SHBA, Britania dhe Franca ndaj disa objektivave në Siri, njoftojnë mediat izraelite.

Tensionet në këtë zonë të kufirit, e cila mbetet si një mollë e ndaluar ndërmjet Tel-Avivit dhe Damaskut, ka ngritur tensionet e një konflikti izraelito-sirian, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
2/3 e perëndimit të Golanit (e njohur në Siri si Quneitra qeveritare) ishte aneksuar nga Izraeli gjatë luftës gjashtë ditore në vitin 1967, dhe ishte dënuar në mënyrë të përsëritshme nga Kombet e Bashkuara në vitin 1981 dhe 2008. Mosmarrëveshja mbi territoret jo vetëm që i pengoi shtetet të nënshkruajnë një traktat paqeje midis Sirisë dhe Izraelit, por gjithashtu provokuan sulme të fshehta në zonat kufitare.
Në shkurt një gjeneral i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit supozoi se gjasat e luftës që të shpërthejnë në lartësitë e Golanit në vitin 2018 ishin më të mëdha se kurrë mes tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe rolin në rritje të Iranit në Siri.

News Reporter