Edi Rama i kushton për herë të parë shkrimin prekës të ëmes së sëmurë

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama, do të nderohet sot në qytetin e Vlorës me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të këtij shërbimi.I emocionuar nga ky nder që po i jepet nënës së tij Anetës, Rama i ka kushtuar asaj një shkrim plot ndjenjë në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ajo nuk mund të ishte e pranishme në dhënien e çmimit, pasi Rama shkruan se po kalon një sëmundje të vështirë.Ai e ka shoqëruar shkrimin me një foto të saj dhe të djalit të tij të vogël Zahos, i cili në foto duket se i ka dhuruar të gjyshes një puthje.

Rama shkruan në Facebook:

I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom, Krenar për ty”.

News Reporter